Pas refuzimit të ofertës hapëse të Arsenalit prej 60 milionë eurosh për Mykhaylo Mudryk, zëvendësdrejtori i Shakhtar Donetsk ka deklaruar se klubi do të pranojë vetëm një ofertë shumë më të lartë për anësorin ukrainas.
“60 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për të nënshkruar me Mudryk. Drejtori ynë tha se ne kemi nevojë për një ofertë më afër tarifës së Grealish për të shitur Mudryk,” tha zëvendësdrejtori i Shakhtar, Carlo Nicolini.
“Ne as nuk po shqyrtojmë një ofertë me 40 milionë euro si tarifë fikse”./FolDrejt/