Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, është diskutuar për orët e humbura të mësimit gjatë grevës së organizuar nga SBAShK dhe për mënyrat e mundshme se si do të zëvendësoheshin ato.
Gjatë këtij emisioni përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit dhe kryetari i SBASHK-ut kanë treguar dallimet në lidhje me fundit e problemit.
Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka thënë se Ministri i Arsimit është dashur të dijë se si funksion Ligji i grevave dhe se sipas tij ky ligj nuk parasheh zëvendësim të orëve mësimore.
Nga ana tjetër ka reaguar Valmir Gashi nga MASHT, i cili në kundërpërgjigje ndaj Jasharajt ka thënë se nuk është e vërtet se Ligji thotë që orët e humbura nuk duhen zëvendësuar.
Këshilltari i Ministrit të Arsimit ka thënë se SHBASHK-u duke mos pranuar ofertën fillestare nga Ministria e Arsimit “ le që nuk ka mundur të ngrejë koeficientin e pagave për arsimin, por kanë humbur edhe ofertën e ngritjes në karrierë”.
Kryetari i SBASHK-ut ka reaguar duke thënë se kjo që po thotë zyrtari nga MASHT, është shumë e pavërtetë.
“Ministri tinëz bashkë me Komisionin parlamentar për Administratë kanë mbajtur mbledhje në Bord e jo në Prishtinë”, ka thënë Jasharaj në përgjigje të Gashit.
Jasharaj ka thënë se ministri aktual i Arsimit, Shyqeri Bytyçi më së paku ka bërë për arsim në krahasim me paraardhësit e tij.
Nga ana tjetër Gashi ka thënë se është kompetencë e Ministrisë që të merr vendim për ecurinë e procesit mësimor dhe sipas tij SBASHK-u ka mundur të bëj ndonjë deklaratë në kundërshtim apo përkrahje të vendimit.
“Kjo më tepër ngjanë në inate. Ndoshta dikush ka pritur që vendimi [për zëvendësimin e orëve mësimore] ka pritur të merret në ndonjë institucion tjetër apo Parlament. Pra kanë pritur të merret vendimi edhe aty ky është marrë vendimi për ndërprerjen e grevës”, tha Gashi.
Jasharaj në reagimin e tij tha se pikërisht problemi është te lufta që kanë mes vete.
“Ne inate s’kemi…ne nuk jemi pyetur se kush duhet të jetë në takim. A ka shanse që ne të caktojmë Kryeministrit ose Kadrisë kë do të ketë në kabinet…Ministrit i ka mbetur hatri te unë pa fajin tim. Unë nuk jam pyetur nëse do të jetë ministri në takim”, tha Jasharaj në përgjigje të zyrtarit nga Ministria e Arsimit./Telegrafi.com