Në Gjermani vazhdojnë kritikat ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe vendimit të tij për të mos pritur vizitën e kreut të shtetit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck tha se presidenti përfaqëson Gjermaninë dhe se ta refuzosh atë do të thotë të refuzosh Gjermaninë.
“Fatkeqësisht, duhet të them se pala ukrainase ka bërë një gabim diplomatik”, ka theksuar Habek për grupin mediatik Funke./FolDrejt/