Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.
Vendi ku do të mbahet kjo ceremoni e nënshkrimit është në ndërtesën e qeverisë, duke filluar nga ora 09:00, transmeton Fol Drejt.