Pas ndalimit të pjesëmarrjes fizike në Forumin e organizuar në Beograd, si pjesë e panelit të diskutimit për temën “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, zëvendëskryeministri Bislimi do t’i bashkëngjitet në diskutim në mënyrë virtuale.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media, transmeton Fol Drejt.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë online në panelin e diskutimit, në kuadër të “Belgrade Security Conference” organizuar në Beograd, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.” – thuhet në komunikatë./FolDrejt/
Në linkun më poshtë, mund të ndiqni konferencën:
https://www.youtube.com/channel/UCIRQbFsDeeTkjE2DeM4fZHQ