Ai ka thënë se nuk ka propozim të Bashkimit Evropian në lidhje me targat, por se janë duke diskutuar për elementet e daljes nga kriza.
I pyetur se çka pas të hënës, ditës kur do të hyjë në fuqi masa e gjobitjes për ata që kanë targa ilegale, Bislimi u përgjigj me ironi duke thënë “vjen e marta pas së hënës”.
“Nuk e di çka do te ndodh të hënën, jemi duke diskutuar”, ka thënë zëvendëskryeministri./FolDrejt/