Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në një takim lamtumirës Ambasadorin Hungarez në Prishtinë, József Bencze, transmeton Fol Drejt.
U diskutua për marrëdhëniet Kosovë – Hungari, si dhe vizitat e shumta të zhvilluara me qëllim të forcimit të marrëdhënieve si ajo e Presidentes, Ministrave dhe të zyrtarëve të tjerë në Hungari dhe në Kosovë.
Qeveria e Kosovës dhe ajo Hungareze kanë funksionalizuar Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe memorandume të ndryshme në fushat e bujqësisë, ekonomisë dhe edukimit, me bursa për qytetarët e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi shëndet dhe suksese të mëtejme Ambasadorit Bencze në pozitën e tij të ardhshme.