Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, transmeton Fol Drejt.
Gjermania është një nga aleatët më të fuqishëm dhe shtet mik i Kosovës. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, vijojnë e thellohen në kuadër dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët strategjik. Energjia e ripërtëritshme dhe agjenda e gjelbër qëndrojnë lart në agjendë dhe mbështetje të Gjermanisë ndaj Kosovës.
U diskutua dhe mbi rrugëtimin evropian të Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe janë bërë hapa përpara drejt liberalizimit të vizave, ku sot dhe u miratua nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës, veçanërisht Bundestagut gjerman, mbi procesin e integrimit evropian./FolDrejt/