Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim drejtorin e BERZH në Kosovë, Sergiy Maslichenko.
U diskutua mbi projektet e përbashkëta që prekin veçanërisht sektorin e energjisë dhe infrastrukturës si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
BERZH do të vijojë mbështetjen ndaj vendit tonë në implementimin e këtyre projekteve. Qeveria u përgëzua dhe mbi Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, të miratuar së fundmi, e cila u cilësua ambicioze dhe e rëndësishme në drejtim të fokusimit dhe objektivave që bart ndaj energjisë së gjelbër dhe të ripërtëritshme.
Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të vijuar bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi drejtorin e BERZH në Kosovë për takimin dhe bisedën produktive. /FolDrejt/