Në ndërtesën e Parlamentit të Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Athinë, ditën e djeshme, transmeton Fol Drejt.
zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati takime ndarazi me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.
Përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë. Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e poashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.
Me deputetët znj. Bakoyannis dhe z. Papandreou, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel./FolDrejt/