Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se nuk ishte e mundur të hapej asnjë korridor humanitar të mërkurën.
Ajo akuzoi forcat pushtuese ruse për shkeljen e armëpushimit dhe bllokimin e autobusëve që evakuonin civilët, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Për Reuters, Vereshchuk shtoi në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram se autoritetet do të punojnë për të rihapur korridoret humanitare sa më shpejt të jetë e mundur./FolDrejt/