Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, në një konferencë të organizuar gjatë ditës së sotme, ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Ai gjithashtu foli edhe për deklarimet që vijnë nga krerët e Serbisë, përcjell Fol Drejt.
Bislimi ka thënë se Vuçiq tashmë ka filluar t’i kërcënojë serbët e Kosovës duke iu thënë se shpejt do ta kenë fatin e njëjtë sikur “Olluja” apo se do largohen me kamionë e traktorë së shpejti.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se për Kosovën është shumë e rëndësishme që të relaksojë qytetarët serbë të Kosovës meqë ato që thotë presidenti serb s’janë të vërteta.
Bislimi ka thënë se Kosova është e interesuar vetëm për integrim të serbëve dhe jo për veprime që do të bënin serbët të ndiheshin të kërcënuar.
“Vucic shkon edhe më tej dhe kërcënon serbët e Kosovës se shumë shpejt mund të kenë fatin e njëjtë si Olluja dhe flet për traktor ku do të vendosen për të ikur nga Kosova. Për ne si Qeveri është shumë e rëndësishme t’i relaksojmë qytetarët serbë, t’iu themi që kjo s’është e vërtetë. Kosova është e interesuar vetëm për integrim dhe se s’ndërmerr asnjë veprim që do të bënte të ndiheshin ata të kërcënuar”, ka thënë Bislimi./FolDrejt/