Zëvendës kryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna, në një prononcim për BBC-ë ka akuzuar rëndë NATO-n duke thënë se edhe ajo e bartë një pjesë të fajit, për sa u përket viktimave të luftës në Ukrainë.
Sipas saj, NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e civilëve në vend, pasi ka refuzuar të vë në zbatim zonën e ndaluar të hapësirës ajrore në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
“Gjaku i civilëve, përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një shpërthim nuk është vetëm në duart ruse“, tha Stefanishyna.
Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje për gjuhën jo diplomatike gjatë intervistës, duke thënë se po fliste ndërsa po u fshihej bombave ruse në një strehë.
Sipas zëvendës kryeministres, anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me forcat ruse./FolDrejt/