Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier.
Zëvendëskryeministrja Redžepi falënderoi ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Republikës së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në takim u bisedua për angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, zëvendëskryeministrja Redžepi tha se është nder i madh që të shkëmbejmë mendimet për pozitën dhe sfidat e komuniteteve jo shumicë në institucionet e Kosovës. Ajo theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në interes të së mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit tonë./FolDrejt/