Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi do të organizojë tryezë të rrumbullakët kushtuar pesëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”, transmeton Fol Drejt.
Kjo tryezë do të organizohet nesër, prej orës 13:00, në ndërtesën e Qeverisë, salla p-38.
Në këtë tryezë merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti./FolDrejt/