Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshchuk u bëri thirrje rusëve të mos birësojnë fëmijët për të cilët ajo tha se ishin vjedhur në Ukrainë gjatë luftës dhe u deportuan në Rusi.
Vereshchuk deklaroi në kanalin e saj Telegram se jetimët ishin “vjedhur në Ukrainë” dhe dyshohet se ishin dhënë për birësim në Rusi.
Ajo shtoi se ajo “u rekomandon fuqishëm qytetarëve rusë që të mos adoptojnë jetimë ukrainas”, të cilët u morën ilegalisht nga territori i pushtuar i Ukrainës, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.