Ukraina po kontrollon informacionin e paverifikuar se Rusia mund të ketë përdorur armë kimike ndërsa rrethoi qytetin portual të Mariupolit në jug të Ukrainës, tha zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.
“Ekziston një teori që këto mund të jenë municione fosfori,” tha Malyar në komentet televizive, duke shtuar: “Informacionet zyrtare do të vijnë më vonë”, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Reuters raporton se ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Agjencia e lajmeve Interfax raporton se forcat separatiste pro-ruse në republikën e vetëshpallur të Donetskut kanë mohuar përdorimin e armëve kimike në Mariupol./FolDrejt/