Rusia nuk është ende e kënaqur me mënyrën se si po zbatohet marrëveshja për eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi, tha sot zëvendësministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergej Vershinin pas një takimi me zyrtarë të lartë të tregtisë së OKB-së.
“Nuk mund të jemi të kënaqur me mënyrën se si zbatohet kjo marrëveshje sepse nuk është hequr barriera për eksportin e produkteve tona”, tha Vershinin.
Rusia ka kërcënuar se do të braktisë marrëveshjen më 17 korrik nëse nuk përmbushen kërkesat e saj për përmirësimin e kushteve për eksportin e drithërave dhe plehrave ruse, kujton Reuters./FolDrejt/