Zëvendësministri Arbër Vokrri është shfaqur ‘live” nga një kafene e Leposaviqit, ku ka dhënë sqarime në Facebook për vizitën e bërë atje, duke i kërkuar falje shoqërisë dhe të tjerëve që nuk i ka lajmëruar që po shkon në Leposaviq.
Ai ka thënë se vizita e tij në Leposaviq ishte e paplanifikur, ndërsa ka lavduar edhe pijet dhe kafet në lokalet e Leposaviqit.
“Këtë video të shkurtër po e bëj me ju kërku falje një pjese të shoqërisë, po edhe të njohurve tjerë, ku bëjnë pjesë edhe gazetarët nga mediet, për shkak që nuk i kam lajmëru që po vij. E di që shumë nga ju më keni kërku me më shoqëru. U dashtë me ardhë pa plan dhe kur të kam në plan të caktuar dhe e di saktë që kam me ardhë ju informoj dhe vijmë bashkë”, ka thënë Vokrri në videon e publikuar në profilin e tij në Facebook.
“Ju përshëndes nga Leposaviqi, ku ka lokale të cilat e kanë shërbimin e mirë, dhe poashtu pijet që i sjellin i kanë cilësore, sidomos kafet”, ka përfunduar ai, transmeton Fol Drejt.