Zëvendësministri i qeverisë Kurti, ka shkuar dhe ka vizituar Banjskën e Zveçanit, vendi ku ndodhi sulmi terrorist e ku për pasojë mbeti i vrarë polici, tashmë heroi Afrim Bunjaku.
Vokrri, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se në Banjskë ka luajtur futboll me disa fëmijë serbë, duke e përçuar mesazhin kështu se fëmijët duhet të rriten të lirë nga frika e urrejtja.
Ai ka thënë se fëmijët kishin zgjedhur të luanin futboll pikërisht pranë policëve të Kosovës, ndryshe nga fëmijërija e Vokrrit, ku loja kryesisht zhvillohej larg policëve të asaj kohe.
“Gjeneratat e reja duhet të rriten të lirë nga frika e urrjejtja. Nga krejt hapësira e Banjskës këta fëmijë (video) e kishin zgjedhur për lojë pikërisht pikën ku janë të vendosur policia. Fare ndryshe nga fëmijëria e jonë e viteve ’90”, ka shkruar Vokrri, transmeton Fol Drejt.