Rreth 300 persona janë helmuar që nga data 5 korrik si pasojë e konsumimit të ujit të pijshëm.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar për vizitë në Kaçanik.
Gexha në këtë vizitë po shoqërohet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila tha se po u ofrojnë mbështetje qytetarëve dhe institucioneve në Kaçanik.
“Në Kaçanik, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve. Në QKMF, duke diskutuar me përfaqësuesit institucionalë lidhur me situatën aktuale epidemiologjike në komunë”, ka shkruar Kollçaku./FolDrejt/