Më kërkesë të udhëheqëses së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit, është votuar dhe zëvendësuar në komisionet parlamentare deputeti Haki Abazi.
Kujtojmë se deputeti Abazi sot mbajti një konferencë për media në të cilën e akuzoi subjektin në të cilin është, Vetëvendosjen për çështje të ndryshme, për kontroll nga Dejona Mihali, për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Dehari e të tjera. /FolDrejt/