Gjykata argjentinase dënoi sot nënpresidenten e atij vendi, Cristina Fernandez de Kirchner, me gjashtë vjet burg për përfshirje në korrupsion.
Gjyqtarët e Gjykatës Federale në shpjegimin e vendimit deklaruan se Kirchner është “penalisht përgjegjës për aktet e korrupsionit në dhënien e punëve publike”, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Procedurat ndaj Kirchner vazhdojnë prej vitesh dhe nënpresidentja e Argjentinës ka njoftuar më parë se do të apelojë çdo dënim.