Administrata amerikane ka nominuar për ambasador të shtetit të tyre në Gjermani, një figurë kontraverse si Douglas Macgregor. Ai përveç komente kundër muslimanëve, njihet edhe për lëvdatat ndaj fashistëve gjermanë – se ata kanë luajtur një rol vendimtar për “mbrotjen e perëndimit”, informon foldrejt.com. Ai do zëvendësojë ambasadorin e deritanishëm Richard Grenell.
Vrasjet e shqiptarëve nga serbët ai nuk e ka parë si problem dhe ka kritikuar qeverinë e tij amerikane për mbështetjen e Kosovës “muslimane”, në vend që të mbështeste serbët e “krishterë”.
Një diplomat i vërtetë është një burrë, që mendon dyherë, përpara se të mos thotë asgjë, shkruan Winston Churchill.
Mediat gjermane gjithashtu kritikojnë përzgjedhjen e ambasadorit të ri amerikan. Ata shkruajnë se Trump me këto përzgjedhje përkeqëson marrëdhëniet mes të dy vendeve./Foldrejt.com