Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e parë për vitin 2023, ka marrë vendim për zgjatjen e masave për furnizim me energji elektrike.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se propozimi i këtyre masave ka ardhur për shkak të keqësimit të mundshëm të gjendjes aktuale me energji dhe rritjes së mundshme të çmimit të importit gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim.
Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u ka bërë thirrje KEK-ut dhe KOSTT-it që të marrin masa për furnizim të rregullt me energji elektrike./FolDrejt/