Drejtuesit e Barcelonës njoftuan sot se trajneri Xavi Hernandez ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2025.
Sot, Barcelona njoftoi zyrtarisht lidhjen e një kontrate të re me trajnerin Xavi Hernandez , i cili e zgjati kontratën ekzistuese deri në vitin 2025, transmeton Fol Drejt.
Duke bërë këtë, Barcelona vetëm sa mbylli më tej radhët e saj dhe dha një sinjal të qartë se ata i besojnë një trajneri që në shumë mënyra i ngjan ish-trajnerin të tyre Pep Guardiola – të dy janë futbollistë të klubit, të dy besojnë shumë në talentët nga La Masia dhe të dy identifikohen plotësisht me stilin që kultivohet nga klubi katalanas./FolDrejt/