Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se ka zgjatur orarin e punës në sportelet e gjendjes civile.
Sipas njoftimit, sportelet do të punojnë nga ora 08:00-17:00 gjatë ditëve të punës, ndërkaq ditën e shtunë nga ora 09:00 e gjer në 12:00.
Ky orar i ri do të zgjasë deri më 1 shtator.
Njoftimi i plotë i komunës:
“Kryeqyteti Prishtina njofton qytetarët se sportelet e Gjendjes Civile do të punojnë me këtë orar deri më datë 1 shtator, me mundësi zgjatje:
E hënë- e premte: 08:00 – 17:00
E shtunë: 09:00 – 12:00
Qytetarët që kanë nevojë të pajisen me dokumente personale si Certifikatë të lindjes, Ekstrakt të lindjes, Certifikatë shtetësie, Certifikatë martese, Certifikatën e bashkësisë familjare kanë mundësi ti marrin ato gjatë këtyre orareve.
Gjithashtu, për mërgimtarët, ne po mundohemi të ofrojmë shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.”/FolDrejt/