Në Hungari është zgjatur deri më 1 nëntor zbatimi i situatës emergjente e cila u shpall më 24 maj për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Zbatimi i situatës emergjente i paraqitur në Parlamentin Kombëtar nga ministrja e Drejtësisë, Judit Varga dhe i cili i njeh qeverisë kompetenca për të nxjerrë dekrete ligjore dhe pezullimin e disa ligjeve u miratua me 116 vota “pro” dhe 43 “kundër”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban më 24 maj deklaroi se lufta Rusi-Ukrainë përmban kërcënim ndaj vendit të tij dhe se është shpallur “situatë emergjente” me qëllim për të marrë vendime të shpejta.
Qeveria edhe më parë shpalli situatë emergjente për shkak të emigrantëve të parregullt dhe luftën kundër COVID-19./FolDrejt/