Nga sot, sipas parimit të rotacionit, për tetë muajt e ardhshëm, Zheljko Komshiq, anëtar i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) nga radhët e popullit kroat, do të marrë detyrën e kryesuesit të Presidencës së BeH-së, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Presidenca e BeH-së njoftoi më herët se ky rotacion bëhet në bazë të nenit V paragrafi (2) b. të Kushtetutës së BeH-së ndërsa në lidhje me nenin 5, paragrafi (2) të Rregullores së Punës së Presidencës së BeH-së.
Më parë, Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së BeH-së nga radhët e popullit serb, ka mbajtur postin e kryesueses së Presidencës së BeH-së.