Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 2 shkurt 2022, aprovoi unanimisht kriteret për shpalljen e konkursit për plotësimin e pozicionit për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.
Po ashtu, sipas komunikatës Bordi i RTK-së ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së (SPRTK), më të cilët është diskutuar lidhur me sfidat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
“Bordi i RTK-së siguroi SPRTK-në se do t’i adresojë shqetësimet e tyre në përputhje me rregullativën e RTK-së dhe ofroi bashkëpunim të plotë në funksion të zhvillimit të RTK-së”, thuhet në fund.
Ndryshe, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës një javë më parë ka marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit Gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati përmes një shkrimi në Facebook.