Zgjedhja e dy kryetarëve të Partisë GUXO nuk është trajtuar në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Klan Kosova, përcjell Fol Drejt.
Kjo edhe pse ditë më parë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, ka renditur disa shkelje në Kuvendin e parë Zgjedhor të kësaj partie të mbajtur më 7 shtator.
Publikimi i këtij rekomandimi, nuk u mirëprit nga anëtarët e Komisionit Qendror, teksa anëtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, tha se raportet e tilla ndonëse janë pa vlerë, fillimisht duhet të njoftohet KQZ-ja.
“Raportet mos me qenë të njëjta dhe nuk është mirë që fillimisht t’u ndahen medieve e më pastaj të publikohen në ueb faqen e KQZ”, tha Rama.
Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, KQZ-ja ka trajtuar edhe çështjen për zëvendësimin e një asambleisti të Kuvendit Komunal në Podujevë.