Boris Johnson e deklaroi hapur se nuk do të mbështesë asnjë kandidat konservator që synon të zërë vendin e kryeministrit pas dorëheqjes së tij. Vendimin e tij e argumentoi me faktin që sic tha, nuk dëshiron”t`i dëmtojë mundësitë e ndonjërit prej tyre në zgjedhje”.
Kryeministrja apo kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të duhet të merret me krizat e kohës, si inflacioni i lartë, rënia e tregtisë së jashtme pas Brexitit, gjendja e tensionuar gjeopolitike pas sulmit rus ndaj Ukrainës, kriza e urisë në botë dhe largimi nga energjia fosile.
Në politikën e jashtme vendi do të jetë e paralizuar për disa muaj për shkak të mënyrës së largimit që propozoi Johnson. Tani pason një fazë pasigurie deri sa qeveria e re të jetë në detyrë.
Kjo nuk ndihmon në kohën e krizave të shumëfishta dhe nevojës për bashkëpunim në arenën ndërkombëtare. Johnson pranoi, se e tashmja duket e errët, por ai shikon “një të ardhme të artë” për ekipin e ri të qeverisë./tch/