Greqia do të mbajë zgjedhje në maj, njoftoi kryeministri Kirjakos Mitsotakis, tre javë pasi aksidenti më vdekjeprurës i trenave në vend shkaktoi protesta dhe rritje të presionit ndaj qeverisë së tij konservatore, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Mandati i Mitsotakis përfundon zyrtarisht në korrik, përpara të cilit mund të nevojitet një votim i dytë nëse votimi i parë nuk arrin të prodhojë një shumicë ose një koalicion shumëpartiak, sipas AFP. Data e saktë e zgjedhjeve nuk u specifikua.
“Mund t’ju them me siguri se zgjedhjet do të mbahen në maj”, tha kreu i Partisë Demokracia e Re (ND) në intervistën e tij të parë televizive pas përplasjes së dy trenave më 28 shkurt.
Sipas mediave lokale, zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar për në prill, por aksidenti më i rëndë i trenave në historinë greke e tronditi kombin dhe çoi në një ndryshim të planeve.
Përplasja e trenave shkaktoi protesta masive dhe herë pas here të dhunshme dhe i dha një goditje të madhe kryeministrit Kirjakos Mitsotakis dhe qeverisë së tij përpara zgjedhjeve. /FolDrejt/