Kanë kaluar një javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndërkaq rezultatet përfundimtare nuk janë shpallur ende nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet shume shpejt.
Ai ka lënë të nënkuptohet që kjo do të ndodh brenda dy-tri ditëve të ardhshme.
“KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që sipas planifikimit tonë do të numërohen të hënën, si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Në vitin 2017, KQZ-së i janë dashur 9 ditë për të shpallur rezultateve përfundimtare të raundit të parë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 3 ditë të tjera për t’i certifikuar ato”, u shpreh ai.
Kujtojmë se nga rezultatet preliminare të KQZ-së, shumë komuna do të jenë balotazh. Për fushatën zgjedhore të raundit të dytë, KQZ ka vendosur që të jetë pesë,
Ndryshe sot në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës.