Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në zgjedhjet lokale të katër komunave të veriut të cilat pritet të mbahen më 23 prill, kanë aplikuar disa parti dhe kandidatë politikë, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, sipas këtyre të dhënave, Lista Serbe nuk ka aplikuar kësaj radhe, duke e braktisur mundësinë.
Në Mitrovicën e Veriut janë certifikuar tre kandidatë: Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga PDK dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pastaj, Lulzim Hetemi nga Vetëvendosje, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës dhe Albulena Behluli – Hetemi nga PDK, garojnë për Leposaviqin.
Për Zveçanin janë paraqitur Fetah Peci nga Vetëvendosje, Ilir Peci nga PDK dhe Sllagjana Pantoviq – Kandidate e pavarur.
Për mungesën e kandidatëve nga Lista Serbe kanë reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe vendet e Quintit.
“Zgjedhjet janë gur themeli i demokracisë, dhe BE-ja gjithmonë e ka theksuar rëndësinë e gjithpërfshirjes”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Në anën tjetër keqardhjen për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje e kanë shprehur dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania.
Në të dyja reagimet është vënë theksi tek nevoja e mbajtjes së këtij procesi në kushte paqësore, duke shtuar se zgjedhjet janë themeli i demokracisë./FolDrejt/