Nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), e kanë konfirmuar se, një kandidat për zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Mitrovicës së Veriut, është tërhequr nga gara, shkruan Fol Drejt.
“E konfirmojmë se më 2 dhjetor 2022, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja për tërheqjen e subjekteve politike, kemi pranuar njoftimin për tërheqjen e kandidatit të Iniciativës Qytetare “Srpski Opstanak”, Aleksandar Arsenijevic, nga gara për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut. Në arsyetimin me shkrim që kemi pranuar, ai ka tërhequr kandidaturën e tij me vullnet të lirë”, tha ka thënë Valmir Elezi nga KQZ.
Arsenijevic ishte kandidati i vetëm serb për këto zgjedhje./FolDrejt/