Policia e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve në vendin tonë, raporton abcnews, transmeton Fol Drejt.
Sipas policisë mësohet se gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit në asnjë qytet nuk ka shfaqur probleme.
Gjithashtu mësohet se punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023, dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.
Punonjësit e Policisë që kanë dorëzuar qendrat e votimit janë përqendruar në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga KQZ-ja, siç e përcakton ligji.