Qytetarët e Turqisë sot votojnë në zgjedhje të rëndësishme parlamentare dhe presidenciale dhe presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan, doli në qendrën e tij të votimit në Stamboll, shtrëngoi duart me zyrtarët dhe foli me gazetarët televizivë.
“I lutemi Zotit për një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për kombin dhe demokracinë turke”, tha ai.
Kundërshtari i tij kryesor Kemal Kilicdaroglu (74) u shfaq në qendrën e votimit në Ankara nën duartrokitjet e mbështetësve që e prisnin./FolDrejt/