Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e parapara për zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore në Kosovë, janë hapur me kohë. Deri më tani, sipas raportimeve nga terreni, ka një fluks të ulët të votuesve, por situata mbetet e qetë, shkruan Fol Drejt.
Veç zgjedhjeve për kryetarë komunash, do të ketë zgjedhje edhe për dy kuvende komunale, atë të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Në konferencën për media, zëdhënësi i KQZ−së Valmir Elezi, tha se numri i qytetarevë me të drejtë vote është 45 mijë e 95.
“Sipas planifikimeve është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Natyrisht, sipas procedurave materialet zgjedhore janë shpërndarë nën përcjelljen e policisë. Sipas informacioneve që kemi pranuar nga Komisionet Komunale Zgjedhore, janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit, gjithsejt 19 qendrat e votimit që do të presin qytetarët gjatë ditës, gjashtë prej tyre janë të rregullta dhe 13 të tjera alternative”, tha Elezi.
KQZ mbrëmë ka dhënë detaje edhe për qendrat e votimit ku pritet të votojnë qytetarët: