Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar 357 vëzhgues, të cilët do të marrin pjesë na zgjedhjet e parakohshme lokale më 23 prill, në katër komunat veriore të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka bërë të ditur se numri i vëzhguesve që përfaqësojnë subjektet politike është 75, ndërsa në emër të OJQ-ve të ndryshme numri i tyre është 109, dhe dy vëzhgues përfaqësojnë një ambasadë.
“Për këtë proces zgjedhor janë akredituar edhe një numër mediash vendore dhe ndërkombëtare, me më shumë se 170 përfaqësues”, ka thënë Elezi./FolDrejt/