Nga qytetet veriore të Kosovës është raportuar se janë mbyllur qendrat e votimit, shkruan Fol Drejt.
Siç edhe ishte planifikuar, në orën 19:00 ka përfunduar afati për votim në katër komunat e veriut të Kosovës. Disa vendvotime tashmë janë mbyllur.
KQZ do ta mbaj konferencën e radhës në 19:30 me të dhëna të reja për procesin. Megjithatë, sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e ulët./FolDrejt/