Në orën 14:30 pritet të mbahet takimi i presidentes Osmani me partitë politike për t’u konsultuar për zgjedhjet në veri.
Derisa AAK ka bërë me dije se nuk do të shkojë në takim, ndryshe janë shprehur nga PDK.
PDK ka thënë se do të jetë pjesë e takimit.
Kështu kanë njoftuar nga kjo parti për klankosovën, duke thënë se pranojnë të marrin pjesë në takim, mirëpo se janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve./FolDrejt/