Sipas raportimeve të deritanishme, situata në veri mbetet e qetë, por me një fluks tejet të ulët të qytetarëve të cilët kanë votuar, shkruan Fol Drejt.
KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.
Nga ana tjetër, Policia e Kosovës (PK), po qëndron pranë qendrave të votimit, duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët të cilët duan që nëpërmjet votës demokratike, të zgjedhin udhëheqjen e re të këtyre komunave./FolDrejt/