Ish-kancelari Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të votimit të deputetëve për të zgjedhur liderin dhe kryeministrin e ardhshëm konservator në Britani të Madhe.
Ai mori 88 vota, ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt, është në vendin e dytë me 67 vota dhe sekretaren e Jashtme, Liz Truss në vendin e tretën me 50 vota.
Kancelari Nadhim Zahawi dhe ish-sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt u eliminuan nga gara.
Ata që janë ende në garë do të përballen me një raund tjetër votimi të enjten.
Fusha pritet të ngushtohet në dy deri në fund të javës së ardhshme, dhe më pas rreth 160,000 anëtarë konservatorë vendosin se cilin kandidat duan të bëhet kreu i partisë dhe kryeministri i ardhshëm.
Rezultati do të shpallet më 5 shtator.