Rritja e tepërt e algave toksike e lidhur me ndotjen industriale është shkaku më i mundshëm i vrasjeve masive të peshqve në lumin Oder, ka njoftuar një institut kërkimor gjerman.
Dhjetëra ton peshq të ngordhur janë gjetur që nga fundi i korrikut në lumin në kufirin gjermano-polak, duke ngritur shumë pyetje për autoritetet në të dy vendet, të cilët thonë se po ” punojnë pa u lodhur ” për të identifikuar “fajtorin”, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Instituti Leibniz i Ekologjisë së Ujërave të ëmbël dhe Peshkimit të Brendshëm (IGB) raportoi të premten se specia Prymnesium parvum (alga e artë) u zbulua në të gjitha mostrat e marra së fundmi nga lumi.
“Kur ky lloj alge gjendet në sasi shumë të mëdha, si në mostrat nga Oder, duhet të supozojmë se ka një përqendrim shumë të lartë të toksinave ,” tha Elisabeth Varga nga Universiteti i Vjenës, e cila drejtoi analizën e mostrat. Prandaj, shkencëtarët supozojnë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis algave dhe vdekjes së peshkut .
Megjithatë, do të duhet të bëhen studime mbi toksicitetin e algave dhe aktualisht është e paqartë nëse kafshët ose njerëzit e tjerë mund të preken prej saj , tha IGB në deklaratën e saj.
Më herët, Ministrja e Mjedisit e Polonisë, Anna Moskwa tha se duhet bërë më shumë kërkime për të përcaktuar arsyet që çuan në rritjen e tepërt të algave. “E shohim se në botë shfaqet rrallë”, theksoi ai.
Tobias Goldhammer, një shkencëtar i IGB, tha se një rritje kaq e madhe e algave kërkon rritje të nivelit të kripës që mund të arrihet vetëm përmes ndotjes industriale. Ai madje paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren hapa për të ulur nivelin e kripës, fenomeni mund të rishfaqet, veçanërisht gjatë një vere të nxehtë dhe të thatë./FolDrejt/