Ushtarët rusë duhet të largohen nga centrali bërthamor i Zarpozhia në mënyrë që të garantojnë sigurinë në zonë, ka thënë një këshilltar i ministrit të mbrojtjes në Ukrainë.
Në një intervistë për BBC Radio 4, Yuriy Sak tha se që kur uzina bërthamore e Zaporizhzhia u mor nga ushtarët rusë në mars, ajo është kontrolluar nga ata, megjithatë ka qenë drejtuar nga personeli ukrainas.
“Personeli ynë po bën gjithçka që mundet në rrethana për të siguruar funksionimin e pandërprerë. Termocentrali përbën një rrezik për të gjithë Evropën ”, ka thënë zyrtari ukrainas.
I pyetur në lidhje me përditësimet nëse Rusia do të lejojë inspektorët ndërkombëtarë të hyjnë në uzinë, ai tha: “Ne kemi pretendime nga pala ruse se ata do ta lejojnë këtë inspektim – shpresojmë që ata ta respektojnë atë angazhim, por zgjidhja përfundimtare nuk është vetëm pranimi i inspektimit, zgjidhja përfundimtare është çmilitarizimi i plotë i centralit bërthamor, dhe sigurimi që ushtarët rusë të largohen nga centrali bërthamor Zaporizhzhia. Kjo do të jetë garancia e vetme që asgjë e madhe të mos ndodhë,” është shprehur Yuriy Sak.
Rusia fajëson ushtrinë ukrainase për sulmet në zonë./abcnews.al/