Finalja e Kupës së Italisë pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit. Inter-Juventus vihen përballë njëri-tjrtrit për të marrë edhe trofeun e dytë të rëndësishëm në Itali.
Ky takim do të luhet më 11 maj në stadiumin “Olimpico” duke nisur që nga ora 21:00.
Kjo është hera e tretë që “Bianconerët” dhe “Nerazzurrët” përballen në finale, me “të besuarit e Missimiliano Allegrit që kanë dalë fitimtarë në të dyja rastet, 4-1 në sezonin 1958-59 dhe 1-0 në sezonin 1964-65.
Për këtë finale, siç raporton “Gazzeta dello Sport” biletat e mbetura pritet të shiten së shpejti dhe tashmë janë regjistruar rekorde sa i përket fitimeve nga shitja e tyre.
Fitimet e mëparshme rekord erdhën nga ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Interit dhe Milanit më 19 prill, e cila mposhti rekordin e vitit 2016 prej 4,156,710 euro.