Disa punëtorë llogariten si të zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi të enjten në fabrikën për mbushjen e propanit në Montreal të Kanadasë.
Autoritetet e qytetit njoftuan se tre apo katër punëtorë janë zhdukur pas shpërthimit në fabrikën e propanit në lagjen St-Roch-de-l’Achigan, në veri të Montrealit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndihmësja e drejtorit të përgjithshëm, Stephanie Therrien, tha se vazhdojnë kërkimet për punëtorët e zhdukur.
Shpërthimi ka ndodhur në objektin në pronësi të kompanisë Propane Lafortune, ndërkohë Thirrien theksoi se pas shpërthimit fabrika u përfshi nga zjarri.
“Dëshmitaret që u përpoqën të hynë për të ndihmuar u detyruan të dalin sa më shpejtë pasi u shemb çatia”, ka thënë Therrien.
Therien shtoi se në rajon kishin mbërritur përforcime të zjarrfikësve nga qytetet e afërta, si dhe një numër ambulancash./FolDrejt/