Tre persona janë zhdukur brenda të njëjtës ditë në Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Rastet janë raportuar ndaras dhe viktimat e palëve nuk kanë lidhje mes vete, transmeton Fol Drejt.
Policia raporton se të dy rastet kanë ndodhur më 17 qershor.
Në Fushë Kosovë, ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime.
Ndërsa në Obiliq është raportuar se dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/