Në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë dyshohet se është zhdukur një djalë 4-vjeçar.
Rastin e ka raportuar nëna e tij e cila ka thënë se dyshohet që djali ka rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.